Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dua Lipa: "Jeta është shumë e shkurtër për të mos thënë," të dua "

Muzikë  |  03.05.2018 Ora 11:27   
Këngëtarja e famshme me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa është zgjedhur të jetë ylli i kopertinës dhe personazhi kryesor i edicionit më të ri të revistës së njohur britanike “Elle UK”, shkruan Radio Plus.

Dua Lipa për edicionin e muajit qërshor të revistës “Elle UK”, ka folur për gjëra të ndryshme, duke përfshirë edhe statusin e saj aktual, prej beqareje, me të cilin Dua ka thënë se po ndihet shumë mirë. 

“Të qenurit beqar të mundëson të kesh kohë të bësh shumë gjëra tjera në jetë. Mendoj se të qenurit e vetmuar, të mundëson të njohësh shumë gjëra brenda dhe rreth vetes dhe ju mëson se si të mbështeteni në vetëvete në stituata të ndryshme”, ka thënë kështu Dua Lipa.

Edhe pse krijuesja e hitit “One Kiss” Dua Lipa për momentin është beqare, ajo beson shumë në dashuri dhe në besimin e fortë që ajo e ka në dashuri, më së shumti ka ndikuar marrëdhënia dhe dashuria mes prindërve të saj, gjë që e ka bërë edhe Duan të vendosë “standard të larta” në dashuri.

"Jeta është shumë e shkurtër për të mos thënë," të dua ", ka thënë ndër të tjera Dua Lipa për “Elle UK”. /radioplus/







Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing