Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bill Cosby shpallet fajtor, i hiqen të gjithë titujt e nderit që i ishin dhënë

Film  |  04.05.2018 Ora 11:12   
Aktori Bill Cosby ka qenë një ndër aktorët më të preferuar të komedisë. Atij tashmë i janë hequr të gjithë titujt e nderit dhe merita të larta të dhëna nga akademi filmi, për shkak të vendimit të marrë nga gjykata ku ai u shpall fajtor për abuzime seksuale.

Deri të enjten pasdite ka qenë aktive edhe biografia e tij në web faqen e  Academy of Television Arts & Sciences Hall Of Fame, ndërsa statuja e tij në Hall of Fame Plaza, ishte hequr më herët për shkak të disa renovimeve, por është bërë e ditur se ajo nuk do të kthehet më aty. Bill Cosby u fut në Akademinë e Televizionit në vitin 1992, vitin kur përfundoi seria e tij e famshme The Cosby Show.

Heqja e statusë dhe emrit nga faqja e Akademisë, është vazhdim i revokimit të shkallëve të nderit të dhëna për Cosbyn edhe nga insitucione të tjera të larta, si dhe universitete. Me datën 26 prill gjykata e shpalli fajtor Bill Cosby-n për tre akuza të ngritura, për sulme seksuale dhe drogim në vitin 2004, ndërsa ai do të përballet me nga 10 vite burg për secilën akuzë.

Data e denimit përfundimtarë ende nuk është caktuar, ndërsa Bill Cosby aktualisht është i liruar me kusht. Gruaja e tij prej 54 vitesh ka kërkur një hetim për prokurorinë duke mos u pajtuar me vendimin. /radioplus/   
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing