Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Edhe Paul Walker në "Fast & Furious: Supercharged" Theme Park në Universal Studios në Florida

Film  |  04.05.2018 Ora 11:41   
Përderisa bota është duke pritur që të lansohet sa më shpejtë pjesa e 9-të e filmit "Fast & Furious", e sidomos tani pasi Vin Diesel ka treguar se xhirimet do të bëhen edhe në Afrikë dhe se Mia Toretto do të rikthehet, fansat e këtij filmi kanë filluar të mendojnë se si mund të jetë.

Në anën tjetër Universal Studios në Florida ka hapë "Fast & Furious : Supercharged" Theme Park, ku vizitorë të shumtë ishin aty për qenë të parët që do të ndjejnë ambientin e krijuar si dhe  për tu zhytur në një aventurë të shpejtë dhe të cmendur .

Themeluesit kështu nuk kanë lënë jashtë as të ndjerin Paul Walker, ku në mesin e shumë dhomave, garazheve me vetura , ata kanë krijuar edhe ambientin e piknikut nga një seri e mëparshme e filmit.

Pikërisht kjo zonë pikniku është bërë si kujtim dhe nderim për Paul Walker, një nga anëtarët e familjes së madhe të "Fast & Furious". /radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing