Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rita Ora: Jam tejet e lumtur që do të performojë në Tiranë (Foto)

Muzikë  |  09.05.2018 Ora 10:59   
Më 3 qërshor në sheshin "Skënderbej" në Tiranë do të mbahet një koncert ku do të performojë këngëtarja me famë botërore, me prejardhje shqiptare, Rita Ora, shkruan Radio Plus.

Këtë gjë e ka konfirmuar Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook.

“Jam shumë i lumtur që do të mirëpresim Rita Orën në 3 Qershor në Tiranë, për një super koncert në sheshin "Skënderbej". Kjo verë nuk do të harrohet kollaj!”, ka shkruar Kryetari i Bashkisë së Tiranës, në Facebook.

Edhe Rita Ora përmes llogarisë së saj në Facebook, është shprehur tejet lumtur  për këtë koncert.  

“Jam tejet e lumtur që do të vijë në kryeqytetin e Shqipërisë, për një shout ë mrekullueshëm më 3 qershor në “Sheshin Skënderbej në Tiranë”. Mezi po pres të festojëmë së bashku, Tirana Rocks!”, ka shkruar Rita në Facebook.

Përveç Rita Orës, në këtë koncert do të performojnë edhe Ermal Meta, Martin Garrix dhe Alan Walker, Daddy Yankee. /radioplus/

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing