Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gal Gadot dhe Dwayne Johnson në filmin “Red Notice” ???

Film  |  10.05.2018 Ora 10:54   
Gal Gadot thuhet të jetë e preferuara që të luajë me Dwayne Johnson në filmin aksion triller “Red Notice”. Dyshja prej aktorësh ka kohë që njihen, ata së pari u takuan në setin e filmit të 5-të të “Fast and Furious” në vitin 2011.

Ndërsa Gal më shumë u bë e njohur me rolin e saj si Wonder Woman në filmin me të njejtin titull. Ndërsa tash ata do të bashkohen në filmin e ri, I cili do të ketë skenarist dhe regjisor Rawson Marshall Thurber, filmi do të jetë prodhim i Universal, ndërsa thuhet se pikërisht për këtë kompani Gal Gadot është numri një për rolin e femrës.

Përderisa është bërë e ditur se Dwayne do të luajë një agjent Interpoli , nuk është bërë e ditur ende se qka do të luajë Gal. Gal Gadot  aktualisht është e zënë me filmin e ri “Wonder Woman” pjesën e dytë të tij,  I cili në Amerikë do të lansohet më datën 1 nëntor të vitit të ardhshëm. /radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing