Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Selena Gomez publikon këngën e re, dedikim për Justin Bieber

Muzikë  |  11.05.2018 Ora 11:02   
Këngëtarja e famshme, Selena Gomez tahmë ka publikuar këngën e saj më të re e cila mbanë titullin
"Back To You", shkruan Radio Plus. 

Menjëherë pasi kënga doli në treg, mediat dhe fansat filluan komentet nëpër rrjete sociale se kënga është dedikim për ish të dashurin e Selena Gomez, Justin Bieber.

Duke u bazuar në tekst, duket se kënga flet  për marrëdhënien e tyre, shoqëruar nga ndarje dhe lidhje të vazhdueshme.

“Ti e ke thyer zemrën time në dy pjesë, por kur ajo shërohet, rreh për ty. Unë e di që do të kthehem përsëri tek ty", janë këto disa nga pjesët e tekstit të "Back To You", këngës më të re nga Selena Gomez, pjesë të cilat kanë nxitur edhe supozimet e fansave që kënga është dedikim për Justin Bieber.

Kënga më e re nga Selena Gomez “Back To You” është pjesë e kolonës zanore e sezonës së dytë, të serisë së famshme në Netflix “13 Reasons Why”, ku producente e kësaj serie është vetë Selena Gomez.

Sezoni i dytë i serisë “13 Reasons Why”, e cila do të dalë më 18 maj. /radioplus/


 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing