Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​Hugh Jackman do të jetë Gary Hart në një film biografi për skandalet e këtij të fundit

Film  |  11.05.2018 Ora 11:25   
Sony Pictures ka fituar të drejtat për shpërndarje në të gjithë botën, të filmit për skandalet presidenciale të Gary Hart në vitin 1988. Filmi I cili do të titullohet “The Front Runner” do të lansohet gjatë vjeshtës, që përkon edhe me kohën e zgjedhjeve në vend.

Aktori Australian Hugh Jackman tashmë 49 vjeq do të luajë në këtë film rolin e Gary Hart, në filmin me regji të Jason Reitman 40 vjeq. Filmi do të tregojë për rritjen e politikanit dhe rënien  e tij pas skandalit jashtëmartesor me një grua me emrin Donna Rice, I cili ishte një super ushqim I asaj kohe për tabloidët por që u bë edhe një skandal kombëtar. Skenari për filmin është bazuar në librin e gazetarit Matt Bait në vitit 2014 “All The Truth Is Out”.

Gary Hart Senator Amerikan ishte kandidati I parë për nominim presidencial të vitit 1988, por u tërhoq për shkak të akuzave për lidhjen me Dinna Rice edhe pse skandali përfshiu gjithë vendin, Hart asnjëherë nuk pranoi se kishte ndonjë lidhje me Donna Rice, përpos se ajo ishte një ndihmëse e madhe e fushatës elektorale.

E në anën tjetër regjisori I filmit Jason ka thënë për mediat se mezi pret që njerëzit të shohin se si Hugh Jackman është transformuar I tëri në këtë rol./radioplus/  

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing