Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​“Trolls 2” në kastë edhe shumë aktorë të tjerë të rinjë

Film  |  11.05.2018 Ora 11:48   
Suksesi I super filmit të animuar të lansuar vitin e kaluar “Trolls” , ka shtyrë bossët e Dream Works Animation që menjëherë të hidhen në aksion për pjesën e dytë të këtij filmi. Por që tashmë zërat do të huazojnë edhe shumë aktorë të tjerë të rinj të cilët nuk ishin më parë pjesë e kastës si :Sam Rockwell, Chance the Rapper, Anthony Ramos, Karan Soni, Flula Borg dhe Jamie Dornan.

Ndërsa dihet se aty për rolet kryesore do të jenë Justin Timberlake, Anna Kendrick, James Coden dhe Kunal Nayyar, e karrigen për regji tashmë e kanë zënë Whalt Dohrn dhe David P. Smith.

Historia këtë rradhë do të jetë e fokusuar tek Mbretëresha Poppy dhe Branch, të cilët bëjnë një zbulim të mahnitshëm, ata gjejnë edhe Trolls të tjerë përtej tyre, ndërsa dallimet mes dy fiseve krijojnë përplasje të mëdha . Kur një rrezik misterioz u afrohet, Poppy dhe Brnch nisin një kërkim epik, për të vendosur harmoni mes fiseve në mënyrë që të mundin rrezikun e madh.

Edhe pjesa e dytë e Trolls, ka për qëllim që të vazhdojë të ketë muzikën prioritet , por duke zgjeruar  zhanret, ku do të përfshihen gjithashtu  Hip-Hopi dhe hard Rock-u. “Trolls 2” do të lansohet në vitin 2020.  /radioplus/

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing