Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rita Ora kërkon falje pas reagimit të komunitetit LGBTQ për këngën e saj "Girls"

Muzikë  |  15.05.2018 Ora 10:44   
Rita Ora së fundmi ka zbuluar se është biseksuale, ndërsa ajo ka publikuar këngën e saj më të re me titull "Girls" të cilët vetë këngëtarja e quajti "festimi dashurisë". Por që këngëtarja Rita Ora ka marrë reagime të ashpra për këtë këngë të quajtur si të "dëmshme", qka ka shtyrë  këngëtaren që të kërkojë falje përmes llogarisë së saj në Twitter.

Ajo që bëri hit këngën "Your Song", ka shprehur kështu keqardhjen e saj për lëndim pa dashje të komunitetit LGBTQ, "Më vjen shumë keq që duke shprehur veten time në këngën time, ka lënduar dikë'. Ndër të tjera Rita ka thënë se kënga "Girls" përfaqëson atë, të vërtetën e saj dhe është një llogari e saktë dhe e sinqertë e përvojës së saj në jetë.

"Kam pasë marrëdhënie romantike me vajza dhe djem gjatë gjithë jetës sime dhe kjo këngë është udhëtimi im personal" - ka shkruar ajo ndër të tjera. Rita Ora e cila njihet edhe për koncertet që bën vetëm për komunitetin LGBTQ, ka shkruar se kurrë qëllimisht nuk do të lëndonte ata, ajo shpreson që duke shprehur përvojat e saja personale do të fuqizojë tifosët e saj, që përmes artit të saj të jenë krenarë me veten.

Kënga më e re e këngëtares Rita Ora me titull "Girls" ka bërë bashkë në një këngë këngëtaret si Bebe Rexha, Charlie XCX dhe Cardi B.  /radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing