Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

​Performanca e e veçantë e Ariana Grandes në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”

Muzikë  |  16.05.2018 Ora 9:53   
Po bëhen gati një muaj që kur këngëtarja e njohur amerikane, Ariana Grande publikoi singlin e saj më të ri "No Tears Left To Cry", dhe kjo këngë tashmë është shndrruar në hit, duke depërtuar dhe duke zënë vend në fillimet e toplistave, në vende të ndryshme të botës, shkruan Radio Plus.

Së fundmi Ariana Grande ishte e ftuar në shoun e famshëm “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, ku bashkë më Jimmi Fallon, dhanë një performancë të veçantë të “No Tears Left To Cry”, duke e bërë muzkën me instrumente të lojës së famshme Nintendo.

Ndërkohë Ariana Grande ka paralajmëruar edhe albumin e ri, i cili mbanë titullin ‘”Sweetener” dhe do të publikohet gjatë muajit qërshor. 

“No Tears Left To Cry” është edhe singli i parë nga Ariana Grande që nga albumi i saj i fundit  "Dangerous Woman", të cilin ajo e solli gjatë vitit 2016. 

Së fundmi është raportuar edhe për një projekt të përbashkët nga Ariana Grande dhe këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa.

Mediat e huaja kanë raportuar se kënga titullohet "Bad To You" dhe pritet të publikohet së shpejti. /radioplus/


Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing