Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Gary Oldman të luajë dhe bëjë regjinë e filmit "Flying Horse"

Film  |  16.05.2018 Ora 12:06   
Gary Oldman arriti të marrë në shtëpinë e tij një statujë Oskar, me filmin e tij "Darkest Hour", dhe tani regjisori do të fillojë punë me filmin e  tij të dytë gjithsejt. Por përpos që do të jetë regjisori ai do të jetë edhe aktor në film.

Filmi ka të bëjë me forografin Eadweard Muybridge, një ndër fotografët e parë dhe njeriu që vuri themelet për fotografitë e filmave. Filmi fokusohet në një kapitull më të errët të jetës së tij, pikërisht në vitin 1872 kur ai punonte si një fotograf i suksesshëm dhe kontraktohet  nga guvernatori i Kalifornisë për të kapë një kalë në lëvizje.

Dhe që nga aty jeta e tij merr një kthesë krejt ndryshe, që aty ai kupton se gruaja e tij Flora kishte një lidhje me kritikun e ndritur, majorin Harry Larkyns, ndërsa hisotria e fotografit kthehet në hakmarrje, vrasje dhe kerkim drejtësie. Bëhet e ditur se këtë film ka kohë që Oldman dëshironte ta bënte, por që tek tani ai ka arritur të bëjë marrëveshje me producentin Tucker Tooley, i cili ka në dorë financimin.

Gary Oldman gjithashtu do të shihet si aktor në dramën "The Laundromat", të Steven Soderbergh./radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing