Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dua Lipa nesër do të performojë në The Voice”

Muzikë  |  17.05.2018 Ora 11:01   
Këngëtarja me prejardhje shqiptare, me famë botërore, Dua Lipa këtë të premtë do të performojë në spektaklin e famshëm amerikan “The Voice” në Los Angeles, shkruan Radio Plus.

Dua Lipa pas sukseseve me albumin e saj debutues, tani është duke punuar dhe është në përfundim e sipër të albumit të dytë.

Dua Lipa ka treguar se inspirohet nga koleget e suksesshme, Cardi B, “Destiny Child” dhe “Pussycat Dolls”, dhe “Spice Girls” të cilat përçojnë mesazhe për fuqizimit e femrës.

Dua Lipa një një intervistë të dhënë së fundmi për gazetën “Daily Star”, ka folur për albumin e saj të dytë të cilin pritet ta sjellë së shpejti.

”Të punojë për albumin e dytë ka qenë vërtetë emocionuese, ndërsa procesi ka qenë shumë më i lehtë sesa në albumin e parë, sepse jam më e vetëdijshme se çfarë dëshiron nga ky album”.

“Kur isha duke u rritur, unë i pëlqeja shumë “Spice Girls”. I doja “Pussycat Dolls”. Unë mendoj se “Haim” janë të mahnitshëm. Oh, Zot edhe Destiny Child”.

Ajo më tutje ka pohuar se për punën rreth këngëve të reja, frymëzohet nga përvoja jetësore dhe personale.
 
“Frymëzimi im vjen kryesisht nga përvoja ime personale. Unë përpiqem të shkruaj për gjërat që i di”, tha Lipa. /radioplus/


 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing