Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Fabrika e Tesla në Shangai thuhet se do t'i detyrojë punonjësit të flenë në punë

Covid-19  |  18.04.2022 Ora 23:35   

Punonjësit në fabrikën e Tesla-s në Shangai thuhet se po detyrohen të jetojnë në punë, pas një mbylljeje tre-javore për shkak të një shpërthimi të fundit të rasteve të Covid-19 në Kinë.  Sipas Bloomberg, kompania do t'u shpërndajë çanta gjumi dhe dyshekë punonjësve të saj, të cilët do të detyrohen të flenë në dysheme, ndërsa operojnë në një sistem të ashtuquajtur 'loop të mbyllur'.

Tesla është një nga disa prodhues në Shangai, që po përgatiten të rifillojnë operimet, pasi qeveria vendosi një bllokim në qytetin e populluar më 28 mars. Por kompanitë shumëkombëshe, kanë ushtruar presion mbi qeverinë për të lehtësuar kufizimet e saj në mënyrë që ato të kthehen në prodhim  edhe nëse kjo do të thotë se punëtorët e tyre nuk mund të largohen nga lokalet.

 Prodhuesi i makinave elektrike u dërgoi një shenim, punonjësve të tij që detajon disa nga kushtet në të cilat ata do të detyrohen të jetojnë, sipas gazetarëve në Bloomberg, të cilët thonë se e kanë parë atë shenim.  Thuhet se Tesla do t'i shpërndajë një çantë gjumi dhe dyshek për çdo punonjës, do të ketë zona të caktuara në dysheme ku njerëzit do të flenë, përveç zonave për dush, ushqim dhe argëtim.  Punonjësve do t'u jepen tre vakte në ditë dhe një pagesë prej 400 juanë ose ekuivalenti i 63 dollarëve. 

Tesla gjithashtu do të ndjekë rregulloret për të shmangur përhapjen e Covid-19, duke kërkuar që punonjësit të bëjnë një test një herë në ditë për tre ditët e para, të kontrollojnë temperaturat dy herë në ditë dhe të lajnë duart katër herë në ditë.

Kompanitë që dëshironin të rifillonin operacionet në Shangai, duhej të dorëzonin plane të detajuara se si do të ndalonin përhapjen e Covid-19 në vendet e tyre të punës, tek autoritetet lokale shëndetësore përpara se t'u jepej miratimi, sipas South China Morning.  Posto.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Covid-19

Marketing