Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Lansohet traileri i parë i filmit "Mowgli'

Film  |  22.05.2018 Ora 11:31   
Andy Serkis duket të ketë bërë një punë të shkëlqyer në filmin bazuar në Librin e Gjunglës dhe djaloshin e rritur atje nga kafshët Mowgli.

Mowgli rol i luajtur nga Rohan Chand shihet në një sërë aksionesh me kafshët në pjesën e dytë të këtij filmi, në të cilin, pjesë e kastës janë edhe Christian Bale, Benedict Cumberbatch , Cate Blanchett e Naomie Harris, disa prej tyre kanë huazuar zërat për kafshët e disa janë të përfshirë me rol.

Filmi për efekte vizuele ka kaluar të punohet në studion e Serkis, Imaginarium, aty ku u punuan edhe filma të njohur për efektet si "Planet of the Apes", "Star Wars: The Force Awakens" dhe "Star Wars: The Last Jedi".

Filmi "Mowgli" do të shfaqet në kinematë e Britanisë së Madhe me datën 19 tetor të këtij viti. /radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing