Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Arrihet marrëveshje bashkëpunimi në mes Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe Kolegjit ILIRIA

Kulturë  |  25.05.2018 Ora 10:39   
Ditë më parë, më 22 maj 2019,  në Kolegjin ILIRIA u mbajt Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me tëmën: “Kërkimi Shkencor dhe Inovacioni në Arsimin e Lartë Universitar”, ku u bënë bashkë, shumë studiues të shquar të fushave të ndryshme, nga bota, rajoni e vendi, të cilët prezantuan punime të tyre dhe diskutuan rreth kërkimit shkencor në arsimin e lartë në vend dhe vende të ndryshmë të botës, shkruan Radio Plus.

Në këtë tubim shkencor, i cili u organizua nga Kolegji ILIRIA, në kuadër të Programit të veprimtarisë akademike shkencore të vitit akademik 2017/2018, morën pjesë dhe prezantuan punimet e tyre, studiues të shquar nga vende të ndryshmë të botës, rajonit dhe vendit, si: Prof. Dr. Bajram Berisha,  Akademik Marenglen Verli - Rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike në Tiranë, Prof. Dr. Antonello Tarzia -  Drejtor i Programit Master në Menaxhment dhe Udhëheqja e Shkollave dhe organizatave Arsimore, e tjerë.

E rëndësishme është se në kuadër të kësaj Konference Shkencore Ndërkombëtare, u nënshkrua edhe një marrëveshje bashkëpunimi, në mes të Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe Kolegjit ILIRIA.

Kjo marrëveshje në mes të Akademisë së Studimeve Albanologjikë dhe Kolegjit ILIRIA, u nënshkrua nga Akademik Marenglen Verli - Rektor i Akademisë së Studimeve Albanologjike, Tiranë dhe Prof. Dr Mixhait Reci – President i Kolegjit ILIRIA, më qëllim bashkëpunimi midis këtyre dy institucioneve të rëndësishme të arsimit të lartë, të kulturës dhe shkencës, si dhe institucioneve shkencore të cilat funksionojnë në kuadër të tyre.

Me anë të kësaj marrëveshje Akademia e Studimeve Albanologjike dhe Kolegji ILIRIA, do të bashkepunojnë në fushën e studimeve të nivelit Master dhe Doktoratë. Sipas marrëveshjes, kuadri professional dhe shkencor, shkëmben përvoja në procesin e mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor në fushën e shkencave albanologjike dhe të tjera. Marrëveshja parasheh pjesëmarrja të profesorëve dhe e bashkëpunëtorëve shkencorë në konferenca shkencore, në simpoziume, në seminare, me qëllim zhvillimin e veprimtarisë shkencore, për përhapjen e diturisë dhe për përgatitjen e profesionale të studentëve, realizimin projekteve të përbashkëta kombëtare dhe ndërkombëtare  në hapësirën universitare të arsimit dhe të shkencës.

Akademia e Studimeve Albanologjike dhe Kolegji ILIRIA, do të zhvillojë bashkëpunim profesional dhe shkencor për publikimin e revistave  shkencore dhe të botimeve të veçanta si edhe të literaturës së duhur, të kërkuar nga profesorët, studentët dhe nga lexuesit e tjerë dhe për shkëmbim të  literaturës, pasurim të  bibliotekave me tituj të librave dhe të revistave të botuara, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin e procesit mësimor dhe shkencor.

Presidenti i Kolegjit ILIRIA, Prof. Dr Mixhait Reci, u shpreh tejet i kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi të vazhdueshëm me Akademinë e Studimeve Albanologjike, duke përmendur edhe institutet e Kolegjit ILIRIA, siç janë: Instituti për Kërkime dhe Shkencë” dhe Instituti për Studime Ilire, të cilat funksionojnë dhe veprojnë në kuadër të Kolegjit ILIRIA, si dhe gatishmërinë e Kolegjit ILIRIA për të financuar botime të ndryshme universitare.

“Në kuadër të ILIRISË kemi të zhvilluara “Institutet për kërkime dhe shkencë”, të profilizuar në fusha kërkimore, të cilat kanë suksese në punën e tyre. Së fundmi, Kolegji ILIRIA ka themeluar edhe “Institutin për studime ILIRE”, ku pretendojmë në një databazë të veçantë,  të mbledhim Ilirologët nga e gjithë bota si dhe të financojmë projekte të veçanta në këtë fushë. Ndërkaq, sa i përket veprimtarisë botuese duhet  theksuar se, që nga fillimi i punës së Kolegjit ILIRIA në vazhdimësi kemi financuar dhe mbështetur botimin e shumë librave universitarë. Kemi revistën shkencore “ILIRIA INTERNATIONAL REVIEW”e cila jo vetëm që është krenari e veçantë e Kolegjit ILIRIA por edhe e tërë Sistemit të Arsimit të Lartë në Kosovë. Kjo revistë në rrugëtimin e saj 11 vjeçar tani është revista e vetme në Kosovë por edhe më gjërë ,që është me indeksim ndërkombëtar dhe pjesë e platformave më të njohura në botë. Kjo revistë në formë fizike është prezente në mbi 30 bibliotekat më të njohura në botë ,duke filluar nga ato evropiane e deri në Vashington, Pekin, Moskë, Tokio etj”, tha Prof. Dr Mxhait Reci, gjatë Konferencës Shkencore Ndërkombëtare: “Kërkimi Shkencor dhe Inovacioni në Arsimin e Lartë Universitar”.










 


 

Komentet

Marketing

Tjera në Kulturë

Marketing