Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dua Lipa nominohet në “The South Bank Sky Arts Awards”

Muzikë  |  30.05.2018 Ora 11:02   
“The South Bank Sky Arts Awards” apo The South Bank Show Awards", është një një prej organizimeve më prestigjioze, e cila prej vitit 1996, njeh dhe shpërblen arritjet më të mëdhja në art, në Britaninë e Madhe.

Këtë vit ceremonia e “The South Bank Sky Arts Award” do të mbahet më 1 korrik, në Londër dhe tashmë janë bërë publike edhe emrat e artistëve të nominuar në kategoritë e kësaj ceremonie dhe këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa është në mesin e emrave të nominuar, shkruan Radio Plus.

Dua Lipa me albumin e saj debutues të vetëtitulluar “Dua Lipa” është nominuar në kategorinë “POP”, ku për të marrë këtë çmim është në konkurrencë me Stormzy  i cili është nominuar me albumin “Gang Signs & Prayer” dhe Loyle Carner me albumin “Yesterday’s Gone”.

Ndërkaq në kategorinë “FILM” janë nominuar filmat “Lady Macbeth”, “Dunkirk”, “Paddington 2” dhe “DANCE”. /radioplus/



 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing