Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Bebe Rexha publikon listën me këngët e albumit të ri

Muzikë  |  30.05.2018 Ora 11:56   
Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha po vazhdon të paralajmëroj albumin e saj debutues "Expectations”, shkruan Radio Plus.
 
Albumi më i ri nga Bebe Rexha përmbanë 14 këngë, në mesin e tyre edhe hitin e madh "Meant To Be" në bashkëpunim me grupin e njohur amerikan "Florida Georgia Line", këngë e cila së fundmi arriti edhe një miliardë transmetime, për çka Bebe Rexha është shprehur shumë falenderuese ndaj fansave të saj.

Bebe Rexha përmes një postimi në llogarinë se saj në rrjetin social Instagram është shprehur tejet e emocionuar dhe e lumtur për albumin e ri I cili publikohet shumë shpejt dhe ka publikur edhe listën e plotë të këngëve që do t’i përmbajë albumi i ri.

 “Expectations po vjen”. Jam shumë e stresuar por dhe mjaft e entuziazmuar. Kam punuar shumë për këtë album dhe nuk di çfarë të pres. Do doja vetëm ta publikoja,  e pastaj për disa muaj të iki në një qytet të vogël të Evropës, më shpresën që kur të kthehem ju do jeni duke e dashur atë,  aq sa e dua unë”, ka shkruar Bebe Rexha. /radioplus/



 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing