Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dua Lipa në mesin e femrave më me ndikim në botë

Muzikë  |  31.05.2018 Ora 10:27   
Revista e njohur “Vogue” së fundmi ka publikuar një listë me femrat me më me ndikim në botë, shkruan Radio Plus.

“Vogue” në mesin e e 25 femrave më me ndikim në botë, ka përfshirë edhe këngëtaren me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, shkruan Radio Plus.

Revista e mirënjohur në këtë listë ka përfshirë edhe gruan e Princ Harry,  Meghan Markle për të cilën thotë së është në mesin e “liderëve të jashtëzakonshëm që përcaktojnë dhe ripërcaktojnë mënyrën se si ne jetojmë”.

Lista prej 25 personaliteteve të gazetës përfshin edhe avokaten e të drejtave të njeriut, bashkëshorten e George Clooneyt, Amalin.

Më e reja është Dua Lipa, 22 vjeçarja që fitoi këtë vit dy çmime në “Brit Awards” dhe është përshkruar nga Vogue si një “definim i kulturës”.

Revista e modës thotë se hiti “Neë Rules”, i cili është shikuar mbi një miliard herë në YouTube, është “himn i fuqizimit të femrave”.
Ndryshe, Dua Lipa  është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i publikoj gjatë muajve në vijim.

Dua kujtojmë se gjatë verës do të performojë në Prishtinë, në festivalin “Sunny Foundation”. /radioplus/


 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing