Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ermal Meta sonte performon në Tiranë

Muzikë  |  01.06.2018 Ora 10:34   
Këngëtari me prejardhje shqiptare, Ermal Meta, do të performojë në koncertin që sonte do të mbahet në sheshin “Skenderbej” në Tiranë, shkruan Radio Plus.

Fituesi i festivalit “Sanremo 2018”, Ermal Meta tashmë ka mbërrirë në Tiranë, ku zhvilloi edhe një takim me kryebashkiakun Veliaj dhe stafin e ambasadës italiane në Bashkinë e Tiranës.

“Mbërriti jo vetëm një artist i shkëlqyer, por djali i rrallë @MetaErmal. Sot do shihni e dëgjoni më shumë për historinë e tij frymëzuese që me gjasë do prekë e do të inkurajojë pafund të rinj shqiptarë! Në darkë ju presim të gjithëve në @SheshiSkenderbej për festën madhështore”, ka shkruar i pari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në Twitter.

“Tirana po vij. Nesër koncert në sheshin ‘Skënderbej’” ka shkruar Ermal Meta në llogarinë e tij në rrjetin social, Instagram, teksa ka postuar një fotografi të bërë rrugës për në Tiranë. /radioplus/



 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing