Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tom Cruise aktori i parë që bën kërcimin e rezikshëm HALO me parashutë për një film

Film  |  04.06.2018 Ora 10:52   
Është lansuar një videoklip 2 minuta e gjysëm ku shihet Tom Cruise në kërcimin e tij të rezikshëm HALO, me parashutë pjesë e xhirimeve për filmin "Mission:Impossible - Fallout".

Tom i cili shquhet për rezikshmëritë që provon gjatë xhirimeve, thuhet të jetë aktori i parë i cili ka bërë një kërcim HALO për një film. Kjo është një teknikë ushtarake e një kërcimi të lartë prej 7620 metrash, ku nevojitet një maskë oksigjeni për të qëndruar me vetëdije.

Meqenëse skena është xhiruar në kushte shumë të vështira jo vetëm për Tom Cruise por edhe për të gjithë ekuipazhin e filmit, e gjitha në film paraqitet vetëm në disa sekonda.

Kjo nuk është hera e parë që Cruise bën diqka të rezikshme për film, ai më parë është ngjitur edhe në shkëmbinjët e vdekur të Utah, për një skenë intro të filmit të kaluar. Pastaj për "In Ghost Protocol" ai u ngjit me gota thithëse në Burj Khalifa në Dubai, që është ndërtesa më e lartë në botë./radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing