Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rita Ora shkëlqen në Tiranë, falenderon 250 mijë shqiptarë (Video)

Muzikë  |  04.06.2018 Ora 10:52   
Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora mbrëmë ka performuar në Tiranë, në koncertin e organizuar nga Bashkia e Tiranës, shkruan Radio Plus.

Rita Ora ka performuar disa prej hiteve të saj, përfshirë edhe REMIX-in me Vallen e Rugoves, të cilin e pati performuar edhe në koncertin e saj në Prishtinë, në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Kam një surprizë të vogël për ju tash”, ka thënë Rita Ora duke nisur më pas të vallëzoj Vallen e Rugoves.

Përgjatë vallëzimit të saj me Vallen e Rugovës, në sfond paraqitej flamuri shqiptar kuq e zi, përderisa Rita ndezi atmosferën në Sheshin Skënderbej.

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora në sheshin Skënderbej ka mbledhur rreth 250 mijë persona që u mblodhën për ta parë paraqitjen e saj, dhe një gjë e tillë e ka befasuar edhe motrën e Rita Orës, Elena Ora.

Në Instagram Elena Ora ka shkruar se kjo është e pabesueshme, ndërsa ka falënderuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që e mundësoi këtë koncert.

“Wow, seriozisht ju jeni të mrekullueshëm, 250 mijë njerëz erdhën sonte. Faleminderit të gjithëve që e mundësuan këtë dhe kryetarit të mrekullueshëm të Tiranës, Erion Veliajt që është një lider kaq inovativ i qytetit”, ka shkruar Elena Ora.

Edhe vetë Rita Ora, pas koncertit ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka shprehur emocionet që i fali publiku shqiptar mbrëmë.
Rita shkruan me krenari se u ndoq nga 250 mijë bashkatdhetarë.

“Faleminderit 250.000 vetë që më ndoqën këtë mbrëmje. Ju mund të jeni kudo në botë dhe keni qenë gjithmonë me mua. Faleminderit kryebashkiakut Erion Veliaj dhe sponsorëve. Nuk kam pasur ndonjëherë kohë më të mirë. Pas Tiranës, në Verona”, shkruan Rita Ora.



 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing