Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

C'farë po ndodh me Johnny Depp ???

Film  |  04.06.2018 Ora 11:19   
Një foto e shkrepur me një fanse në St.Petersburg bëri që interneti të shpërthej, ku aktori Johnny Depp duket i tjetërsuar. Figura e tij e famshme për të cilën fansat e sidomos femrat cmendeshin duket të mbetet vetëm një kujtim i mirë.

Johnny i cili aktualisht më shumë gjendet në koncerte me bendin e tij të rock muzikës Hollywood Vampires, është paraqitur në foto me më pak kile, qka ka bërë që shumë njerëz të pyesin se mos ndoshta shëndeti i tij është në rrezik. Në nëntorin e vitit të kaluar ai ishte pjesë e një show, për promovimin e filmit "Murder On The Orient Express" dhe paraqitja e tij aty ishte shumë e dobët, qka shumë thanë se ose ishte i dehur, ose nën ndikimin e drogës, ose edhe të dyja bashkë.

Johnny Depp njihet për jetën e tij të trazuar, përleshjet me pjesëtarë të filmit në shesh xhirime, pastaj padi nga ish punëtorë të tij të ndryshëm, të cilët ndër të tjera kanë thënë në gjykatë se shpesh herë kanë qenë të detyruar të fshijnë drogën edhe nga fytyra e tij. Megjithatë fotot e fundit kanë dëshpëruar shumë fansat e tij, të cilët janë shprehur të mërzitur me gjendjen e "heroit" të tyre. /radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing