Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ky ishte porcioni i shpagetave në dasmën e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker, fillojnë përqeshjet në rrjetet sociale

Të Tjera  |  25.05.2022 Ora 14:08   
Ndërsa dasma e Kourtney Kardashian dhe bashkëshortit të saj të ri Travis Barker vlerësohet të ketë kushtuar disa milionë, disa përdorues të Twitter nuk mund të mos përqeshin porcionet e vogla të makaronave.
 
Pasi motra më e vogël e yllit të reality show 43-vjeç Kourtney, Kylie Jenner, ndau një foto të servirjes së spagetit në një pjatë të zbrazët, fansat dolën në rrjetet sociale për të bërë shaka se sa të uritur duhet të kenë qenë të ftuarit e tyre.
 
“Madhësia e porcionit të makaronave në dasmën e Kourtney Kardashian është një nga gjërat më të trishta që kam parë ndonjëherë”, shkroi një grua në Twitter, ndërsa një tjetër tha se ishte një “buton, jo një porcion”.

Të tjerë po tallen duke thënë se si do të ndiheshin personalisht të “sulmuar” nga kjo masë makaronash dhe se ajo pjesë ishte 'fyese, mizore dhe mëkat'.

'Është sikur, aty janë ndoshta 100 kalori. A është kjo pjatë makaronash për milingonat?' shkroi një tjetër.
Në mesin e atyre që treguan tallje, ishte një shtetas italian, i cili shpjegoi se pjata ishte kuzhinë gustator, nga një restorant luksoz dhe 'porcionet aty nuk janë kurrë aq të mëdha sa në SHBA'.

Kravis, siç quhen me dashuri, organizuan një pritje luksoze,  të sponsorizuar nga Dolce & Gabbana, në një kështjellë në Portofino Itali.

Të ftuarit u dërguan në hapësirën e ceremonisë dhe pritjes me një flotë skafësh të zbukuruar me jastëkë dhe batanije D&G.
Vendi sekret i ceremonisë në kopësht është në mjediset e një shtëpie që është marrë me qira nga Kardashians, së bashku me kështjellën mesjetare Castello Brown në vendin fqinj.

Kourtney sfidoi pritshmëritë duke zgjedhur të anashkalojë fustanin tradicional të dasmës dhe në vend të kësaj, veshi një minifustan të bardhë me korse me një vello të gjatë katedrale.

Dasma luksoze evropiane bëhet hera e tretë që çifti i dashuruar lidh kurorë, pas martesës së tyre jozyrtare pas Grammy-t në Las Vegas dhe ceremonisë së tyre ligjore në Santa Barbara.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing