Angelina Jolie thuhet të jetë udhëzuar nga gjyakata që ajo si kujdestare e parë e fëmijëve të saj, ti lejojë ish bashkëshortit të saj Brad Pitt qasje më të shpeshtë tek fëmijët. Sidomos tani kur aktorja është në xhirimet e filmit të saj "Maleficent 2".
Sipas gjykatës kërkesa e Jolie-t që Brad të ketë sa më pak kontakt me fëmijët mund të jetë e dhimbshme dhe tronditëse në të njejtën kohë për gjashtë fëmijët e tyre.
Gjykata tani beson se fëmijët janë të sigurtë me Brad, ndërsa fëmija më i madh i tyre Maddox mund tani të zgjedh vetë se me cilin nga prindërit do të qëndrojë më gjatë, për shkak të moshës. Bëhet e ditur se nga data 8 Korrik, Brad mund të qëndrojë nga 4 orë në ditë me fëmijët e tij. /radioplus/