Grupi Bring Me The Horizon do të publikojë këngën e tyre të radhës, "Strangers", me datën 6 korrik.
Rock grupi ka shpërndarë në rrjetet sociale një klip të frontmenit Oli Sykes dhe Jordan Fish duke e kënduar së bashku këngën e ardhshme, ku edhe e konfirmuan datën e publikimit.
Kënga pati debutimin e parë muajin e kaluar në Malta Weekender, ku grupi e performuan live për herë të parë para publikut.
Poashtu, “Strangers” do të jetë singlli i parë i grupit për vitin 2022.