Është bërë e ditur se britanezi Louis Tomlinson ka përfunduar edhe katër këngë të reja për albumin e tij të dytë solo.
Këngëtari 30-vjeçar, i cili arriti famë si pjesë e grupit One Direction, ka bërë të ditur se ka qenë duke punuar shumë në vazhdimin e albumit të tij të parë solo të titulluar 'Walls'.
Poashtu, Louis ka njoftuar se disa nga këngët janë bashkë-shkruar nga vetë ai dhe ish-fituesi i 'Fame Academy' David Sneddon.