Cate Blanchett do të interpretojë në filmin e ri "The School for Good and Evil".
Regjisori Paul Feig ka konfirmuar se aktorja do të luajë si transmetuese në filmin e zhanrit triller, i cili do të prodhohet nga Netflix.
Në filmin e ri do të shfaqen edhe Kerry Washington, Charlize Theron dhe Laurence Fishburne.
"Sapo konfirmuam Cate Blanchett si transmetuese, dhe jemi shumë të emocionuar për këtë”, tha Feig.
Filmi është një përshtatje e romanit fantazi të Soman Chainani, dhe ndjek miqtë më të mirë Sophie dhe Agatha në shkollën për të mirën dhe të keqen, ku fëmijët normalë trajnohen të jenë heronjë.