Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Edhe Rita probleme me shëndetin, anulon koncertin në Izrael

Muzikë  |  28.06.2018 Ora 10:43   
Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka anuluar paraqitjen e saj në festivalin muzikor “Wow” që do të mbahej më 1 gusht në Izrael, shkruan Radio Plus.

Sipas drejtuesve të koncertit, Rita ka informuar kompaninë organizatore se nuk do të përformoj në këtë koncert për shkaqe shëndetësore.

Mediat në Jerusalem kanë raportuar se për shkak të problemeve shëndetësore, Rita Orës i duhet t’i nënshtrohet një operimi.
Rita Ora kishte planifikuar që më 1 gusht të performonte në Izrael bashkë me këngëtarin e njohur, Jason Derulo.

Por Rita nuk i ka anuluar performancat e saj në Britani të Madhe më 28 korrik dhe në Lituani më 3 gusht.

Ky është koncerti i dytë të cilin Rita Ora e ka anuluar gjatë këtij muaji e ka anuluar për shkaqe shëndetësore. /radioplus/


 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing