Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

"Jumanji 3 " do të lansohet 3 javë pas "Star Wars Episode IX"

Film  |  28.06.2018 Ora 11:42   
U deshtën më shumë se 20 vite për të krijuar një film të dytë mbi lojën e famshme Jumanji. "Jumanji : Welcome To The Jungle" arriti të thejë rekord shikueshmërie me lansim, meqë filmi u mirëprit aq shumë nga adhuruesit, e sidomos kur në kastë është Dwayne Johnson.

Filmi filloi të shfaqej në kinema vetëm pesë dit pas "Star Wars :The Last Jedi", dhe kjo duket se i penalizoi pak a shumë fitimet edhe më të mëdha, duke përfunduar si filmi i pestë për nga fitimet i vitit 2017.

Kështu Dwayne Johnson ka paralajmëruar se do të shtyhet lansimi i filmit të ri, pjesës së tretë të Jumanji-t deri më 13 dhjetor 2019, e pikërisht për shkak të datës së lansimit të Star Wars episodit të nëntë.

Fundi i vitit 2019-të duket të jetë i stërmbushur me filma të mëdhenj, atëherë do të lansohet edhe 'Wonder Woman" pjesa e dytë./radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing