Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Brazili në çerekfinale

Sport  |  02.07.2018 Ora 17:56   
Kombëtarja e Brazilit ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Meksikës në ndeshjen e vlefshme për 1/8-tën e Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Selecao kanë fituar në ndeshjen e tyre përball Meksikës për të siguruar kalimin tutje në çerekfinale.

Pjesa e parë e ndeshjes u dominua nga Brazili, të cilët menaxhuan me lojën, topin dhe krijuan shumë raste shënimi për gol.
Rastet më të mira ishin ai i Neymar (25′) dhe Gabriel Jesusit (33′), por asnjëra nuk arriti ta gjej rrugën e rrjetës dhe skuadrat shkuan pa gola në pushim.

Në pjesën e dytë, brazilianët u hodhën në sulm me të gjitha forcat dhe arritën ta gjejnë golin pas vetëm gjashtë minutave lojë me anë të Neymar, i cili shënoi nga afërsia për 1-0 pas asistimit të Willian.

Luhej minuta e 88-të e ndeshjes, kur Roberto Firmino shënoi nga afërsia për 2-0 pas asistimit të Neymarit dhe vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Brazili me këtë fitore kalon në çerekfinale të Kupës së Botës, ndërsa aty do të takohet me fituesin e ndeshjes Belgjikë-Japoni.
 

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing