Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Çmendet” Cineplexx !!!

Film  |  03.07.2018 Ora 11:15   
“Çmendet” Cineplexx, të gjitha biletat 1.99 euro me 4 Korrik!
Kinemaja Austriake Cineplexx sjellë ditën më të çmendur të vitit! Me 4 korrik, përgjatë gjithë ditës, bileta e çdo filmi do të kushtojë vetëm 1,99Eur.

Gjatë “Crazy Day” Cineplexx do të shfaqë 7 filmat më të ri, në teknologjinë më të avancuar. Top filmat si Incredibles 2, Ocean’s 8, Loving Pablo, Tag, Jurasssic World: Fallen Kingdom,  Deadpool 2 dhe Charming do të përfshihen në këtë ofertë fantastike.
Çmimi special prej 1.99 Eur vlen si për filmat në teknologjinë 2D, ashtu edhe ata në teknologjinë 3D si dhe për ulëset VIP. Krejt çka duhet të bëni është t’i siguroni biletat paraprakisht, duke i blerë ato çdo ditë prej orës 15:30 në Cineplexx.

Ja një përshkrim i shkurtë i filmave që do të shfaqen me 4 korrik:
Incredibles 2
Animacion, Familjar
Bob Parr (Z. Incredible) duhet të kujdeset për Jack-Jack përderisa Helen (Elastigirl) duhet ta shpëtoj botën.

Loving Pablo
Biografi, Dramë, Krim
Në fillim të viteve 1980, gazetarja kolumbiane Virginia Vallejo fillon një marrëdhënie dashurie me Pablo Escobarin, me kartelin më të frikshëm të drogës në botë.

Ocean’s 8
Aksion, Komedi, Krim
Debbie Ocean mbledh një ekuipazh për një vjedhje të pamundur në Met Gala-n vjetore të Nju Jorkut.
 
Jurassic World:  Fallen Kingdom
Aksion, Aventure
Kur vullkani i ishullit shpërthen, Owen dhe Claire fillojnë rrugëtimin për të shpëtuar dinosaurët e mbetur nga kjo ngjarje katastrofike.
 
 Deadpool 2
Aksion, Fantazi
Wade Wilson (apo Deadpool), rekruton ekip për të mbrojtur një djalë të ri me aftësi të mbinatyrshme nga “mutanti” brutal Cable, fuqia e të cilit është udhëtimi në kohë.

Tag
Komedi
Një grup i vogël miqsh organizojnë një lojë të ndërlikuar me TAG, e cila kërkon që disa të udhëtojnë nëpër të gjithë vendin.
Listën dhe orarin e filmave mund ta gjeni KËTU.
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing