Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Në Londër hapet ekspozitë me gjëra të Michael Jackson

Muzikë  |  04.07.2018 Ora 10:33   
Në Britani në Madhe në “National Portrait Gallery” është hapur ekspozita  e quajtur “Michael Jackson: On the Wall”, ku janë ekspozuar gjëra të ndryshme që i përkisnin pop ikonës, Michael Jackson, shkruan Radio Plus.

Ekspozta përmbledh veprat e më shumë se 40 mjeshtrave të fotografisë dhe pictures dhe është kuruar nga Nicholas Cullinan.

Ekspozita “Michael Jackson: On the Wall”, e cila synon të tregoj ndikimin që këngëtari amerikan ka pasur tek artistët e tjerë, do të qëndroj e hapur  deri më 21 tetor

Janë ekspozuar gjithashtu edhe veshje e objekte që i përkisnin artistit.

Në mbështetje të gjithçkaje, është  marka e njohur e modës “Hugo Boss”, i cili ka sponsorizuar projektin.

Janë mbajtur gjithashtu disa evente të veçanta gjatë këtyre ditëve, në të cilat artisti do mbushte 60 vjeç.

“Pasuria e tij vazhdon edhe në këtë shekull. Kontributi i tij është i njohur kur flitet për muzikë, videoklipe, koreografi dhe modë, por impakti i tij mbi artin bashkëkohor është një histori ende e parrëfyer”, thekson drejtori i National Portrait Gallery.




 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing