Jemi mësuar tashmë të shohim shumë flma të ndërtuar sipas ngjarjeve të vërteta, kjo bëhet edhe më dramatike kur e tregon ngjarjen për filmbërësit vetë personi , që përvoja në jetën reale po I vihet në shirit filmik.
Kështu ka ndodh edhe me Tami Oldham Ashcraft, e mbijetuara e stuhisë së fuqishme Raymond në vitin 1983. Atë vit Tami dhe I fejuari I saj Richard Sharp kishin vendosë të bënin një pushim me varkën e tyre, por e gjitha shkoi si një makth. Në mes të Oqeanit Pacifik dyshja luftonin për jetën, pas goditjes nga stuhia, Tami nuk u zgjua për 27 orë dhe kur hapi sytë ende kishte vuajtje për të, burri I saj ishte zhdukur.
Të paktën kështu shkruhet në librin e shkruar nga vetë protagonistja e ngjarjes së vërtetë, por që në film situata ndryshon paksa. Megjithatë aktorët Shailene Woodley dhe Sam Claflin, kanë arritë që ngjarjen ta sjellin në mënyrë të përkyer për ekranin e madh. “Adrift” tashmë është duke u shfaqur në kinema dhe atë mund ta shikoni edhe në kinemanë Cineplexx./radioplus/