Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kryeministri i Kosovës takohet me Rita Orën, i dhuron Hyjneshën në Fron

Muzikë  |  11.07.2018 Ora 10:24   
Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj dhe këngëtarja me prejardhje nga Kosova me famë botërore, Rita Ora janë takuar dje në Londër, shkruan Radio Plus.

Në këtë takim Rita Ora ka pranuar edhe një dhuratë nga kryeministri i Kosovës. 

Në trevjetorin e shpalljës së saj Ambasadores Nderi të Kosovës, Haradinaj i ka dhuruar Ritës Hyjneshën në Fron, të gravuar në filigran.

Për takimin miqësor me Rita Orën, ka njoftuar vetë kryeministri përmës llogarisë së tij në Facebook, ku ka falenderuar Rita Orën që nuk i ka harruar rrënjët e saj, përkundër famës që ka arritur.

“Përmbyllje e mirë e një dite pune konstruktive në Londër.Takim miqësor me kosovaren më të famshme, Rita Ora, që ngjyrave të flamurit tonë i ka dhënë shkëlqimin më të mirë. Rita përmes muzikës ka bërë më shumë se gjithë ne, e ka ndërkombëtarizuar Kosovën.

Ambasadores së nderit, të shpallur sot e tri vite më parë, i dhurova Hyjneshën në Fron, të gravuar në filigran për ta nderuar dhe për t’i përçuar mesazhin e gjithë shqiptarëve: Faleminderit që të kemi. Faleminderit që, përkundër që preke majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët tua! Our golden Rita Ora. Thank You!”, ka shkruar kryeministri i Kosovës në Facebook./radioplus/

 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing