Kanë mbetur vetëm edhe tri ditë nga koncerti live i shumëpritur nga Elvana Gjata, i cili do të mbahet të shtunën më 14 korrik në Parkun e Bibliotekës Kombëtare, në Prishtinë, shkruan Radio Plus.
Elvana Gjata tash e disa ditë ka filluar përgatitjet për këtë koncert, ku pritet të performojë e shoqëruar me bend profesional dhe balerinë profesionalë.
Përveç Elvana Gjatës, pjesë e koncertit do të jetë edhe DJ Gamblemania.
Me hyrje falas, koncerti fillon të shtunën prej orës 19:00./radioplus/