Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rita Ora: Jam krenare për mbështetjen që më jep vendi im

Muzikë  |  12.07.2018 Ora 11:32   
Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj dhe këngëtarja me prejardhje nga Kosova me famë botërore, Rita Ora, të martën mbrëma kanë darkuar së bashku në Londër, shkruan Radio Plus.

Ky takim është bërë në trevjetorin e shpalljës së Rita Orës Ambasadore Nderi e Kosovës. 

Në këtë përvjetor, Haradinaj i ka dhuruar Rita Orës Hyjneshën në Fron, të gravuar në filigran.

Për takimin miqësor me Rita Orën, ka njoftuar vetë kryeministri përmës llogarisë së tij në Facebook, ku ka falenderuar Rita Orën që nuk i ka harruar rrënjët e saj, përkundër famës që ka arritur.

Ndrëkaq edhe Rita Ora dje përmes një postim në llogarinë e saj në Facebook, ka falenderuar kryeminstrin e Kosovës, për këtë mbrëmje dhe për dhuratën.

“Faleminderit Kryeministrit të Kosovës për këtë mbrëmje të mrekullueshme organizuar të talentët e Kosovës. Faleminderit që më dhurove këtë simbol të bukur të Prishtinës, të quajtur “Hyjnesha në fron”. Unë jam shumë e nderuar dhe e përulur nga mbështetja e vendit tim”, ka shkruar Rita në Instagram. /radioplus/



Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing