Krijuesja e hitit “Live It Up”, këngës zyrtare të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, Era Istrefi të dielen më 15 korrik do të përformojë në Moskë, në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit Botëror , shkruan Radio Plus.
Era përmes disa postimeve në llogarinë e saj në Instagram, ka njofura se tashmë ka mbërrirë në Moskë dhe mezi po pret të performojë në finale e madhe.
Por, Era Istrefi nuk do të jetë shqiptarja e vetme që do të këndojë në finale e Kampionatit Botëror. Arilena Ara, është këngëtarja tjetër shqiptare që këtë vikend do të performojë në Rusi.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Arilena përmes llogarisë së saj në rrjetin social Instagram.