Këngëtarja e njohur amerikane, Mary J. Blige pas divorcit është rikthyer në skenën muzikore, duke publikuar këngën e saj më të re, shkruan Radio Plus.
Kënga me e re e këngëtares 47 vjeçare, Mary J. Blige mbanë titullin “Only Love” dhe këtë të mërkurë është lansuar në treg.
“Unë gjatë krejt kësaj kohë kam qënë në studio duke punuar në muzikë të re, dhe jam shumë e lumtur që tani pak nga ajo muzikë, po e ndaj me ju. Për mua periudha e fundit ka qënë paksa e vështirë, kam kaluar shumë batica dhe zbatica, por që tani jam duke hyrë në një kapitull të ri të jetës sime, me një mendje dhe zemër të hapur. Vtëm DASHURIA është vendi ku unë jam tani”, ka thënë krijuesja e hitit “Real Love”, Mary J. Blige. /radioplus/