Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Botërori "Qatar 2022", do të zhvillohet në nëntor

Sport  |  13.07.2018 Ora 17:35   
FIFA ka konfirmuar se Botërori 2022 që do të mbahet në Katar s’do të luhet në muajt e verës, siç është zhvilluar deri më tani.
 
Në një konfirmim zyrtar kreu i FIFA-së, Gianni Infantino ka konfirmuar se Botërori 2022 do të zhvillohet në vjeshtën e vonë nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor, transmeton Koha.net.
 
Ai ka thënë se ende nuk është e sigurt nëse do të përfshihen 48 kombëtare.
 
“ Botërori 2022 do të luhet më 21 nëntor deri më 18 dhjetor. Ideja është që të përfshihen 48 kombëtare. Kemi një marrëveshje dhe kontratë me Katarin, por ende është shumë herët që të dimë nëse do të jenë 32 kombëtare apo më tepër. Tani për tani gjithçka është e mundur. Me 48 kombëtare shumë tensione regjionale do të zgjidhen prandaj s’dua t’ia mbyllë dyert kësaj mundësie”, është shprehur Infantino.
 
Sipas ‘Accuweather’ temperaturat në Katar në qershor e korrik mund të arrijnë në 41.3 grarë Celcius, gjë që ka detyruar FIFA-në të bëjë këtë ndryshim në orar.
 

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing