Viti 2021 do të jetë përmbyllës për karrierën muzikore të këngëtarit të famshëm britanik, Elton John, shkruan Radio Plus.
Turneu “Fareëell Yellow Brick Road” do të jetë i fundit i një eksperience muzikore gjysmëshekullore për këngëtarin 71 vjeçar, Elton John.
Turneu “Farewell Yellow Brick Road” do të nisë më 8 shtator në SHBA dhe do të përfshijë 300 koncerte të cilat priet të realizohen në 5 kontinente deri në vitin 2021 dhe biletat tashmë kanë dalë në shitje.
“Dua të falënderoj fansat e mi të mrekullueshëm për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme gjatë gjithë karrierës sime dhe sidomos për interesin e tyre për të qenë të pranishëm në turneun tim. Jam i emocionuar dhe mezi po pres të nis rrugëtimin”, ka thënë Elton John. /radioplus/