Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora e cila tash e disa muaj po realizon turneun e saj botëror "Girls Tour", ka paralajmëruar edhe një projekt të ri muzikor, shkruan Radio Plus.
Mbrëmë krijuesja e hitit "Girls", Rita Ora postoi një video të shkurtër në Instagram, ku ku ka shkruar "Vjen së shpejti".
Ndërsa fansat menjëherë iu gëzuan lajmit duke thënë se mezi po e presin një këngë të re nga Rita Ora.
Kujtojmë se së fundmi Rita Ora është nominuar në dy kategori të MTV Video Awards 2018.
Rita është nominuar në kategorinë “Best Dance” ku për të marrë këtë çmim është në konkurrencë The Chainsmokers, David Guetta dhe Sia, Marshmello ft. Khalid, Zedd & Liam Payne, por në konkurencë për të fituar këtë çmim është edhe këngëtarja tjetër nga Kosova, Dua Lipa me këngën e saj të fundit “One Kiss” të cilën e ka në bashkëpunim me Calvin Harris.
Përvec në kategorinë "Best Dance" Rita Ora është nominuar edhe në kategorinë “Best Visual Effects” ku për të marrë këtë çmim është në konkurrencë më Ariana Grande me “No Tears Left to Cry”, Eminem ft. Beyoncé me “Walk On Water”, Kendrick Lamar & SZA me “All The Stars”, Maroon 5 me “Wait” dhe Taylor Swift me “Look What You Made Me Do”.
Në të dyja kategoritë, Rita Ora është nominuar me këngën "Lonely Together", të cilën e ka realizuar me Dj-in e famshëm, tashmë të ndjerë Avicii. /radioplus/