Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Meant To Be”, kënga më e mirë Country në “Teen Choice Awards"

Muzikë  |  13.08.2018 Ora 12:40   
Hiti i madh “Meant To” nga Bebe Rexha dhe grupi i njohur amerikan, Florida Georgia Line ka fituar çmimin “Choice Country Song” në Teen Choice Awards 2018, ceremonia e së cilës u mbajt mbrëmë në Kanadë, shkruan Radio Plus.

“Jam shumë me fat që fansat e mi më votuan për të marrë këtë çmim”, ka shkruar Bebe Rexha në Instagram.

Kënga “Meant To Be” nga këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha dhe grupi i njohur amerikan “Florida Georgia Line” që kur depërtoi në toplistën e Billboard “Hot Country Songs”, në dhjetor të vitit 2017, për 34 javë rresht ka qëndruar në mesin e këngëve më të popullarizuara të zhanrit country, në të shumtën e herave duke qëndruar në krye të listës, shkruan Radio Plus.

Ky fakt ka bërë që “Meant To Be” të arrijë rrekordin e këngës "Body Like a Back Road" nga Sam Hunt, e cila gjatë vitit 2017 për 34 javë resht renditej “Hot Country Songs Chart” si kënga me popullarizuar e zhanrit Contry. /radioplus/
 
 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing