Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

James Arthur pëson krizë ankthi gjatë kocertit në Portugali

Muzikë  |  14.08.2018 Ora 9:51   
Këngëtari britanik, James Arthur ka treguar ditën e djeshme se ka përjetuar një nga momentet më të vështira të jetës së tij, aq të pabesueshme sa mendonte se mund edhe të vdiste në skenë, shkruan Radio Plus.

Ka qenë një krizë ankthi ajo që ka bërë që këngëtari të përjetojë një ndjenjë frike të tmerrshme, ndërkohë që po performonte në Portugali, dy ditë më parë.

“Unë pata një krizë ankthi në skenë përpara 12 mijë njerëzve dhe askush nuk më kuptoi, por mendova se do të vdisja në skenë. Kjo është gjëja më e frikshme që kam përjetuar ndonjëherë në jetën time, por i vlerësoj fjalët tuaja të mira. Faleminderit të gjithëve për gjithçka”,ka shkruar James Arthur në llogarinë e tij në Tëitter. /radioplus/

 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing