Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shtyhen ndeshjet Milan-Genoa dhe Sampdoria-Fiorentina

Sport  |  16.08.2018 Ora 17:43   
Federata e Futbollit të Italisë ka aprovuar kërkesën e dy klubeve nga Gjenova.
 
Këtë fundjavë starton edicioni i ri në Serie A, por tragjedia që ka ndodhur në qytetin e Gjenovas ku u shemb një urë duke lënë të vdekur 39 persona ka lënë një shije të hidhur te të gjithë në Apenine.
 
Me kërkesë të dy klubeve të këtij qyteti, Genoa dhe Sampdoria, Federata e Futbollit të Italisë ka marrë vendim që ndeshjet e parapara të luhen këtë fundjavë të shtyhen për një datë të pacaktuar.
 
Genoa do të luante në udhëtim te Milani, kurse Sampdoria ishte paraparë të luante si nikoqir i Fiorentinës në Luigi Ferraris.

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing