Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dua Lipa dhe “Black Pink” së shpejti me një këngë të përbashkët

Muzikë  |  05.09.2018 Ora 9:29   
Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, me famë botërore së shpejti do të publikojë një këngë të përbashkët me grupin e e njohur nga Korea e jugut, “Blackpink”, i cili përbëhet nga katër vajza, Jisoo, Jennie, Rosé, dhe Lisa, shkruan Radio Plus.

“Kiss and Make Up” quhet bashkëpunimi mes Dua Lipës “Blackpink”, i cili do të publikohet më 19 tetor.

Kënga “Kiss and Make Up”  është një prej tri këngëve të reja që Dua Lipa do t’i sjellë në pjesën e dytë të albumit të saj të vetëtitulluar “Dua Lipa”

“Jam shumë e lumtur që kam realizuar edhe pjesën e dytë të albumit, i cili do të publikohet më 19 tetor dhe do t’i sjellë tri këngë të reja. Kjo është një dhuratë e vogël për ju. Falemnderit për dashurinë dhe mbështetjen”, ka shkruar Dua Lipan ë Instagram.

Një nga këngët e pjesës së dytë të albumit të Dua Lipës është edhe kënga “Electricity” të cilën Dua e ka realizuar në bashkëpunim me “Slik City”- Mark Ronson dhe Diplo.

 “Electricity” do të publikohet bashkë me videoklip nesër, më 6 shtator.



 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing