Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Eugent Bushpepa së shpejti do të publikojë albumin debutues

Muzikë  |  11.09.2018 Ora 10:00   
Eugent Bushpepa, përfaqësues i Shqipërisë në “Eurovision” 2018” shumë shpejt do të sjellë albumin e parë në karrierën e tij, ku do të përfshihet edhe kënga “Mall”, me të cilën mori pjesë në “Eurovision”, shkruan Radio Plus.

Lajmin për albumin debutues, e ka konfirmuar vetë Eugent Bushpepa në një interviste të realizuar së fundmi, duke treguar se albumi i tij i parë do të publikohet në muajin dhjetor të këtij viti.

Eugenti  gjithashtu zbuloi një detaj për të cilin shumë pak njerëz dhe fansa të tij ishin në dijeni.

Ai e ka trashëguar zërin e tij nga gjyshja, e cila mesa duket dikur ka qenë vajtuese. “Gjyshja ime nga ana e babait dikur ka punuar si vajtuese. E thirrnin njerëzit për ceremoni mortore dhe im atë gjithmonë më thotë se vokalin e kam marrë prej saj”, ka thënë kështu këngëtari 34 vjeçar. /radioplus/


 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing