Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Era, Dua, Rita dhe Bebe nominohen “Break Tudo Awards” 2018

Muzikë  |  12.09.2018 Ora 9:00   
“Break Tudo Awards” është një ngjarje e rëndësishme muzikore ndërkombëtare, e cila çdo vit mbahet në Brazil, për të shpërblyer arritjet më të mëdha në muzikë, film dhe televizion, shkruan Radio Plus.

Tashmë është bërë publike edhe lista me emrat e artistëve të nominuar në kategoritë e “BreakTudo Awards” ku artsitja më e nominuar për këtë vit, me pesë nominime është Anitta, tutje me më së shumti nominime këtë vit janë grupi BTS, Camila Cabello, Demi Lovato, Taylor Swift dhe Cardi B, me nga katër nominime.

Në mesin e artistëve të nominuar janë edhe katër këngëtaret me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, Dua Lipa, Rita Ora dhe Era Istrefi.

Bebe Rexha është nominuar në dy  kategori: “Artist on the Rise” dhe “Hit of the Year” për këngën “Meant To Be” në bashkëpunim me Florida Georgia Line

Dua Lipa është nominuar në kategorinë “Best Collaboration” për këngën “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris.
Rita Ora është nominuar në kategorinë “Best Soundtrack Music” për këngën “For You” në bashkwpunim me Liam Payne.

Era Istrefi është e nominuar në kategorinë e “International New Artist” (Artisiti i ri ndërkombëtar), ku për të marrë këtë çmim është në konkurencë me artistë të njohur si: Billie Eilish, HVRY, Sigrid, SZA, Why Don’t We.

Cmimet do të fitohen në bazë të votave të publikut. Votimi është hapur më 1 shtator dhe do të zgjasë deri më 15 tetor. /radioplus/

 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing