Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Franca do të ndihmojë me 100 euro shoferët që përballen me çmimet e larta të derivateve

Të Tjera  |  08.12.2022 Ora 8:36   

Franca do të paguajë nga 100 euro për njerëzit me të ardhura të ulëta që përdorin makinat e tyre për të shkuar në punë dhe po luftojnë me çmimet e larta të derivateve.

Kështu ka bërë të ditur kryeministrja Elisabeth Borne, duke shtuar se skema do të nënkuptonte kursime mesatare prej 10 cent për litër, përcjell Telegrafi.

“Rregullat do të jenë të thjeshta. Thjesht shkoni në faqen e internetit të Thesarit, vendosni detajet e targave tuaja dhe deklaroni se keni nevojë për makinën tuaj për punë dhe do të merrni 100 euro në llogarinë tuaj bankare”, citohet të ketë thënë Borne.

Politika e re do të rezultojë në ndihmë financiare të njëhershme për benzinën dhe naftën për “rreth gjysmën e të gjitha familjeve” në vitin 2023, shtoi ajo.

Në përpjekjen e saj për të mbrojtur njerëzit nga rritja e inflacionit, qeveria franceze në fillim të këtij viti vendosi subvencionet e karburantit dhe kufizimet e çmimeve të energjisë – për të mbajtur kostot poshtë.

Kjo masë e fundit do t’i kushtojë shtetit rreth 1 miliard euro, tha Borne.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing