Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Prishtina, gati për gjigantët e futbollit të vogël

Sport  |  27.09.2018 Ora 9:29   

Dy prej skuadrave më të forta të futsallit në Evropë, Sportingu i Lisbonës dhe Kairat Almaty, javën e ardhshme do të zbarkojnë në Prishtinë për të luajtur në kuadër të Grupit 4 të "Main Round" (raundi i dytë) të UEFA Futsal Cup. Ky turne organizohet për herë të parë në Kosovë.

Nikoqir është kampioni i Kosovës, Feniksi nga Drenasi, që edhe vetë do të matë forcën me këta gjigantë të futbollit të vogël. Skuadra e katërt në grup është kampionia e Bjellorusisë, LSM Lida.

Feniksi do të paraqitet në garën e vetme të klubeve të futsallit në Evropë për herë të dytë. Herën e parë, Feniksi befasoi duke u futur mes 16 skuadrave më të mira në Evropë.

Ekipet do të mbërrijnë në Prishtinë të martën e ardhshme (2 tetor), kurse ndeshjet e grupit do të zhvillohen më 3, 4 dhe 6 tetor. Tri ekipet e para do të avancojnë në "Elite Round", që i bie se do të futen në mesin e 16 më të mirave të Evropës.

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing