Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Selena Gomez heq dorë nga rrjetet sociale

Muzikë  |  27.09.2018 Ora 10:55   
Këngëtarja, aktorja, producentja dhe modelja e njohur, Selena Gomez, ka vendosur të heqë dorë nga rrjetet sociale, shkruan Radio Plus.

Ani pse është në mesin e 10 personave më të ndjekur në rrjetin social Instagram, Selena, ka vendosur të heqë dorë edhe nga ky rrjet social, pasi ka treguar se është duke kaluar një fazë të vështirë shëndetësore dhe emocionale.

Pikërisht përmes rrjetit social Instagram, Gomez i ka njoftuar fansat për vendimin që ka marrur, për të mos qenë më aktive në asnjë rrjet social, dhe se këtë gjë po e bën për të mirën e saj.

“Po shikoja veten në pasqyrë, si një idiote! Po bëj një pushim nga rrjetet sociale përsëri. U jam shumë mirënjohëse për zërin që mediat sociale i japin secilit prej nesh. Por për momentin dua të jetoj jetën time reale dhe momentet që më dhurohen. Mirësi dhe inkurajim vetëm për pak! Vetëm mos harroni, komentet negative mund të dëmtojnë ndjenjat e dikujt”, ka shkruar Selena.

Pavarësisht kësaj, Selena Gomez ndër vite ka qenë shumë aktive në rrjetin social Instagram, madje është në top 10 e personave më të ndjekur botërorë në këtë rrjet social.

142 milionë është numri i ndjekësve që këngëtarja ka në Instagram, ku edhe vendosi të bëjë njoftimin e fundit për tërheqjen nga rrjetet sociale.

 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing